Meghan Markle në SHBA, Princ Harry takohet me ish të dashurën

Princ Harry  dhe Meghan Markle po bëjnë përgatitjet për dasmën e tyre në pranverën e këtij viti, dhe ndërkohë që Mghan ka shkuar në SHBA, princi është përballur me ish të dashurën e tij Cressida Bonas, në një kishë, por nuk i kanë folur njëri tjetrit.

Bashkë më princin ishte edhe Dukesha  Kate me nënë dhe motrën e saj, ndërkohë që Meghan ka shkuar  për të takuar prindërit e saj.

Padyshim që Harry nuk e ka lidhjen e parë këtë me Meghan, ai ka pasur disa të tjera para saj, por Cressida ishte e fundit para se princi të njihej me të fejuarën e tij.

Nuk dimë të themi me saktësi nëse takimi i tyre në një kishë ka qenë i organizuar apo ka qenë thjesht një rastësi.