Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Meghan Markle po vuan në Britani, "kryqëzimi" që i behët nga mediat mund të jetë nga standardi i lartë i Kate
Një gjë është e sigurte, Meghan Marjkle i është vështirësuar jeta qëkur është bërë pjesë e pallatit mbretëror në Angli.
Ajo vazhdimisht përballet me mediat britanike të cilat e kryqëzojnë për çdo veprim që bën dhe për shkak të rregullave mbretërore, ajo nuk mundet as të mbrojë veten.
Ajo po mundohet ta përdorë platformën e saj për të ndihmuar njerëzit, por duket se kritikat për të nuk kanë fund. Rasti i fundit ishin pikërisht sulmet online ndaj saj dhe Harry-t për përdorimin e një avioni privat.
Mesa duket e gjitha kjo ndodh për shkak të standardi të lartë që ka vendosur Kate Middleton, kunata e saj e madhe. Një burim për Us Weekly ka treguar se Meghan ndjen që Kate ka vendosur një standard të lartë dhe është dekurajuese për të që populli britanik pret që edhe ajo të jetë si Kate. Po ashtu, për Meghan-in është shumë e vështirë të përballet me kritikat raciste të një pjese të mirë të shtypit britanik.
“Meghan ka një ndjesi izolimi në Mbretërinë e Bashkuar duke qenë se është kryefjala e mediave mizore britanike. Duart e saj janë të lidhura dhe asaj nuk i lejohet të mbrojë veten. Ka qenë shumë e vështirë për të”, -ka treguar burimi.