Meghan Markle poston një foto me Archie-n, fansat e akuzojnë se kopjoi Kylie Jenner

Mami më e re në familjen mbretërore britanike, ka postuar një foto me të birin e saj Archie në profilin zyrtar të saj. Meghan Marke, ka postuar një foto teksa fokusohen këmbët e vogëlushit të saj dhe ajo teksa i mban me duar.

Por fansat kanë vërejtur një ngjashmëri mes kësaj foto dhe asaj të Kylie Jenner, kur postoi foton e parë me Stormi-n.

Në komentet e shumta vihet re se fansat kanë gjetur një ngjashmëri jo vetëm tek ideja e fotos, por edhe tek manikyri.