Flash News

KRYESORE

Meghan Markle thyen sërish rregullat mbretërore

Ekspertët e familjes mbretërore janë shprehur se Meghan nuk dukej si një pjesëtare e denjë e familjes mbretërore në udhëtimin e saj në Edinburg, e cila ndodhej bashkë me princin Harry.

Në këtë vizitë Meghan u paraqit si gjithmonë me shumë stil, por mënyra se si mbante çanten do të thotë se ka thyer një rregull mbretëror.

 Kujtojmë sa me finesë e mban Kate Middleton çantën, dhe asnjëherë tërthorazi. Ëilliam Hanson, eksperti i familjes mbretërore tregon se pjesëtarët e familjes mbretërore (sidomos Kate Middleton) gjithmonë mbajnë diçka të shtrënguar në grusht (në këtë rast, një çantë) si një mënyrë për të shmangur dhënien e dorës.

"Është rregull të mos ia zgjasësh dorën asnjë pjesëtari të familjes mbretërore, nëse ata nuk ta kanë zgjatur vetë më pare”, – tha Hanson.

Të fundit