Flash News

KRYESORE

Meghan Markle tregon për jetën e saj para se të bëhej e famshme: Nuk ishte aspak e lehtë

Meghan Markle tregon për jetën e saj para se të bëhej e

Dukesha e Sussex, Meghan Markle tani mund të jetë një ndër femrat më të pasura dhe më të famshme në botë, por ajo tregon se fillimin nuk e ka pasur aspak të lehtë.

Në një postim të bërë vite më parë në blog-un e saj, ajo ka shkruar se deri në moshën 20-vjeçare ka pasur shumë probleme, për tejkalimin e të cilave iu desh ndihma e psikologëve.

“Unë tani jam 33 vjeç dhe jam e lumtur. Këtë e them me qetësi, pasi kjo do kohën e saj. Të njëzetat e mia kanë qenë brutale, një luftë e vazhdueshme me veten. Gjykoja peshën që kisha, stilin, dëshirën që kisha për të qenë në të njëjtën kohë interesate dhe e zgjuar”, ka shkruar Meghan.

Sot, Markle është 37 vjeçe dhe po pret fëmijën e saj të parë. Gjithsesi, ajo që ka shkruar para 4 vitesh,mund të jetë një mesazh i fortë për shumë vajza që e ndjejnë veten në një situatë të vështirë.

Të fundit