Flash News

KRYESORE

Meghan po kalon momente të vështira, Kate mbështetja e saj më e madhe

Meghan po kalon momente të vështira, Kate mbështetja e saj

Deklaratat e shpeshta të babit të Meghan Markle, e kanë bërë këtë të fundit të kalojë momente tejet të vështira. Edhe pse në daljet e saj publike, Meghan sillet njësoj dhe korrekte me rregullat mbreërore, Dukesha e Sussex-it po kalon momente të vështira.

Por në këtë periudhë të keqë për anëtarën më të re të familjes mbretërore, është dikush që po i qëndron pranë asaj. Bëhet fjalë për Dukeshën e Kembrixhit, Kate Middleton.  Sipas  ‘Vanity Fair’ Kate e di se sa periudhë të vështirë po kalon Meghan dhe prandaj ajo kujdeset që të tregohet gjithmonë e mirë me të.

“Familja e saj ka thënë shumë gjëra në media dhe Kate di që kjo nuk është aspak e sjellshme”, – ka thënë një burim për ‘Vanity Fair’.

Edhe pse Kate është shumë e angazhuar me rritjen e fëmijëve mundohet që të paktën njëherë në javë të takohet me Meghan. Mesa duket, dukeshat kanë filluar të krijojnë një marrdhënie të shëndetshme dhe miqësi me njëra-tjetrën.  Por gjithashtu ato të dyja kanë dhe të përbashkëta të tjera. Të dyja ndajnë të njëjtën dashuri për çokollatat, qentë dhe tenisin. DheKate madj  i ka sugjeruar Meghan disa nga stilistët më të mirë anglezë për veshjet.

Të fundit