Meghan tregon se miqtë e saj e paralajmëruan para se të martohej me Harry-n: Mediat britanike do të shkatërrojnë jetën

Që pas momentit të martesës mbretërore, media britanike është fokusuar shumë tek Meghan Markle, aq sa e kritikon për çdo gjë të mundshme. Edhe atëherë kur s`ka lajm, mediat britanike do gjejnë diçka medoemos vetëm të kritikojnë ashpër Dukeshën e Sussex.

Në intervistën e saj të fundit, Markle ka treguar se miqtë e saj e kishin paralajmëruar:

“Është e vështirë, nuk mendoj se çdokush do e kuptonte…Por kur e takova bashkëshortin tim, miqtë e mi ishin të lumtur sepse unë isha e lumtur, ndërsa miqtë e mi britanikë më thanë: Jemi të sigurt që ai është i mirë, por nuk duhet ta bësh sepse mediat britanike do të të shkatërrojnë jetën”,