Melania dhe Donald Trump sërish në momente të sikletshme, videoja bën xhiron e botës

Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania jo pak herë janë komentuar për momentet e sikletshme në publik dhe para kamerave.

Teksa vizituan kishën e “Shën Palit” në Uashington, Melania shfaqet me një pamje të vërejtur, ndërsa Trump duket se i tërheq vëmendjen që të buzëqeshë pak.

Kjo e fundit fillimisht heziton dhe më pas jep një buzëqeshje të sforcuar. Pamjet e këtij episodi kanë bërë xhiron e botës.