Flash News

KRYESORE

Melania Trump heq takat, përshkon Murin e Madh Kinez: Kjo është mrekulli!

Melania Trump ka përshkuar Murin e madh Kinez me anë të një teleferiku, gjatë vizitës së saj private në Azi me presidentin Donald Trump.

Ndërsa Trump ka udhëtuar drejt Vietnamit,  Melania veshur si gjithmonë tejet elegante, me një xhaketë të zezë, fund të gjatë e me këpucë të sheshta, e shoqëruar nga zyrtarët  e lartë, pasi la teleferikun, ka ecur për rreth 30 minuta në këmbë në murin Kinez, duke u rikthyer sërish në destinacion.

“Është shumë bukur. Është e mrekullueshme”, është shprehur Melania para një zyrtari të lartë që i ka shoqëruar në udhëtimin e tyre, shkruan Daily Mail.

Zonja e parë u prit nga disa fëmijë kinezë, të cilët mbanin në duar disa flamuj amerikanë. 

 

Të fundit