Flash News

KRYESORE

Mema refuzoi Jordaninë për Tiranën, prapaskena në merkato

Mema refuzoi Jordaninë për Tiranën, prapaskena në merkato

Ish-trajneri i Tiranës, Ardian Mema, ka refuzuar një mundësi të mirë në Jordani. Ai kishte mundësi të drejtonte ekip me të ardhura të rëndësishme.

Ilir Halili operon shumë në tregun e futbollistëve në Arabinë Saudite, ku ka çuar Besnik Hasin në krye të Al Raed. I ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News, ai ka folur për bisedimet që patën me Al Ramtha, klub me të cilin ishin në bisedime për të nënshkruar Skënder Gega.

“Me Gegën ishim në Jordani. Kishim firmosur me e-mail. Refuzuam në bashkëpunim me Skënderin për disa detaje të vogla. Fola me të dhe e pamë të arsyeshme të merrnin atë vendim".

Ai zbulon një tjetër prapaskenë: “Para dy vitesh, për kampionen e Jordanisë pata gati Ardian Memën. Refuzoi se donte të dilte kampion me Tiranën”.

Të fundit