Flash News

KRYESORE

Memaliaj /Nënkryetari i bashkisë në protestë bashkë me banorët për ujin

Memaliaj /Nënkryetari i bashkisë në protestë bashkë me

Banorët e Memaliajt përballen prej një jave me mungesën e ujit të pijshëm, që e ka rënduar situatën e të nxehtit në këto ditë me temperatura të larta. të revoltuar, ata bllokuan hyrjen e institucionit të Bashkisë, duke kërkuar zgjidhjen e situatës.

Qyteti: Kemi probleme me ujin. Blemë ujë me lekë.

-Qyteti i Memaliajt nuk ka ujë. Është hedhur 1 miliardë lekë për Memaliajn dhe e marrin të fortët në Tepelenë.

Nënkryetari i bashkisë së Memaliajt, Fetah Hoxha thotë se mungesa e ujit të pijshëm ka ardhur si pasojë e rrjetit të amortizuar dhe nga ndërhyrjet e paligjshme që krijojnë humbje në rrjet.

Hoxha: Isha vetë pjesëtarë i kësaj proteste që banorët u mblodhën përpara Bashkisë. Kjo është situatë emergjente sepse flitet për ujin që është jetike për jetën e banorëve. Një problem kryesor me sa duket është një investim i para disa viteve, i cili nuk rezulton i saktë për të marrë sasinë e ujit sepse mungon rrjeti i brendshëm.

Problemet me ujin e pijshëm vijnë ndërkohë që pak vjet më parë, në Ujësjellësin e Memaliajt janë investuar rreth 1 milion euro. 

Të fundit