Meme në karantinë/ Edi Rama si drejtues emisionesh dhe folës lajmesh në TV

Artistët e rrjeteve sociale vijojnë të na dhurojnë humor me fotot meme. Edhe këtë të fundjavë, Politiko.al ka zgjedhur disa nga fotot më pikante, meme, që tregojnë me humor situatën se si po përjetohet koronavirusi në Shqipëri.

Genc Sejko nuk zhgënjen asnjëherë me fotot e tij artistike. Këtë javë ai ka sjellë kryeministrin Edi Rama, si drejtues të disa nga emisionet më të rëndësishme televizive në vend. Gjithashtu nuk mungojnë foto as me kreun e Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, apo personazhe të tjerë në këtë situatë karantine.