Flash News

KRYESORE

Mëmësia të ndryshon, Kylie Jenner poston videon më të ëmbël të vajzës

Mëmësia të ndryshon, Kylie Jenner poston videon më të
Kylie Jenner, vetëm 20-vjeçe është bërë mama e  një vajze të vogël që e kanë quajtur Stormi. Megjithëse më e vogla e familjes Kardashian-Jenner, ajo është bërë nënë në moshë shumë të re. Kylie është një nga vajzat më të ndjekura në Instagram dhe një ‘influencer’ (ndikuese) e vërtetë në shijet e vajzave të reja duke bërë që edhe biznesi i saj me linjën kozmetike të ketë kaq shumë sukses edhe pse është vetëm online. Duket si klishe por shprehja “Kur të bëhesh nënë vetë do e kuptosh”, qenka kaq e vërtetë. Ndonëse Kylie ishte një nga ato vajzat që pëlqente të dilte e të ishte e kuruar në çdo moment, tashmë ajo që i intereson më shumë është vetëm vajza e saj, e cila e ka bërë që Kylie të dalë në postimet e saj në rrjet sociale edhe e pakrehur. Në një video të postuar në Instastory, ditën e djeshme, shohim se sa shumë gëzon Kylie kur e bija qesh në gjumë. Dhe padyshim deri tai, ky është momenti më i bukur që ka postuar bukuroshja Jenner. Videoja është bërë virale duke marrë komente shumë pozitive, për shkak edhe të dashurisë e ëmbëlsisë që transmetohet në këtë postim.

Stormi & Kylie today 💗 #kyliejenner @kyliejenner

A post shared by KEEPING UP WITH KARDASH (@keeping_up_with_kardash) on

Të fundit