Flash News

KRYESORE

Memet më pikante në protestën kundër prishjes së Teatrit

Memet e rrjetit kundër prishjes së Teatrit kanë zënë një vend të dukshëm në protestën e artistëve, që po mbështetet nga opozita më bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në një prej memeve që bie në sy, është kryeministri Edi Rama, i vendosur në një tabelë që tregon rrezik. Ai është quajtur në rrjet RAMAVIRUSI, si për të treguar rrezikun që shkakton në vend pas vendimit të fundit për prishjen e Teatrit.

Në një foto tjetër duket këshilli bashkiak i Tiranës, i cili quhet Këshilli i Turpit, pasi mori fshehurazi vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar. Vendi ku janë vendosur memet ndodhet pranë Teatrit Kombëtar dhe në mënyrë simbolike është rrethuar nga qytetarët protestues me shiritin “skenë krimi”.

 

 

 

 

 

Të fundit