Flash News

KRYESORE

Memoriali turk, gazetarja: Maskaradë e qeverisë, kulmi i turpit

Memoriali në Parkun e Liqenit, kushtuar viktimave të grushtit të Shtetit në Turqi ka tërhequr shumë vëmendjen e opinionit publik. Gazetarja nga Kosova, Arbana Xharra akuzon qeverinë, duke theksuar se ngritja e përmendores është maskaradë.

“Le ta dijë gjithë bota mbarë, se ky shtet s’mund të jetë shqiptar!”, shprehet Xharra ndërsa shton se gjesti i sotëm është kulmi i turpit për çdo person kudo që ndodhet.

Në Shqipëri nuk rezulton të ketë monumente dedikuar ngjarjeve të ndodhura në një shtet të huaj, siç ishte rasti i grushtit të dështuar të Shtetit, për të cilin autoritetet turke fajësuan klerikun Fetullah Gülen dhe organizatën e cilësuar terroriste FETO.

Statusi i plotë:

Shqipëria është bërë si ato shtëpitë pa të Zot. Si ato që popullohet nga qentë endacakë që ikin prej njerëzve, si ato zgafellet ku strehohen hajnat dhe dorasët kur i kërkon policia. Kjo maskaradë e shtetit shqiptar, duke i ngritur përmendore sistemit tiranik – me qindra mijë të burgosur – të Erdoganit është kulmi i turpit.

Kjo turpëron çdo shqiptar kudo që gjendet e jeton. Të ishte Fishta gjallë me siguri do ta ndërronte refrenin: le ta dijë gjithë bota mbarë, se ky shtet s’mund të jetë shqiptar!

Jo. Se shqiptarët që e dinë se ç’janë diktaturat, tiranitë, paliria dhe krimi nuk do të lejonin që të bëhet kamare turpi e politikave të huaja e më hiç të atyre që mbi 6 shekuj i mbytën.

Të fundit