Flash News

KRYESORE

Menaxheri italian: Ka shpresa që Messi të transferohet në Serinë A; dy ekipe në garë

Thirrja që Ronaldo i bëri sulmuesit argjentinas, Lionel Messi për t'u transferuar në Serinë A ka nxitur reagime në Itali.

Menaxheri i futbollit, Alessio Sundas shprehet se një lëvizje e tillë nuk do të ishte e pamundur, ndërsa ekipet e interesuara janë Interi dhe Napoli.

“Kam shkëmbyer disa e-maile me menaxherin e përgjitshëm të Barcelonës, Pep Segura dhe babain e Leos këto ditë. Përgjigjja e tyre nuk ishte refuzuese, kështu që mendoj se ka një shpresë të vogël për ta parë Messin në Serie A”, deklaroi ai për Calciomercato, duke shtuar se ne fillim do ia propozoje ekipit te Napolit.

“Fillimisht kam menduar ta propozojë te Napoli, sepse jam i bindur se Messi është i vetmi që mund të ringjallë mitin e Maradonas, por jo të gjitha klubet mund ta përballojnë Messin. Megjithatë, në fund të fundit besoj se Interi është i vetmi konkurrent i besueshëm”, sqaroi ai.

Të fundit