Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Mendimtarët liberalë / Alexis De Tocqueville: Përjashtimi francez
The Economist
Ai është anëtari më i pazakontë i Panteonit Liberal. Liberalizmi, zakonisht, ka qenë më i fuqishëm ndër klasat e mesme Anglo-Amerikane. Në të kundërt, Alexis de Tocqueville ishte një anëtar krenar i aristokracisë franceze. Liberalizmi tenton të marinohet në optimizëm, deri në atë masë saqë, nganjëherë, bie në naivitet. Tocqueville besonte se optimizmi liberal duhet të shërbehet me një pjatë shoqëruese pesimizmi. Larg prej të qenit diccka automatike, përparimi varet nga një qeverisje e mençur dhe politika të ndjeshme.
Ai, gjithashtu, renditet ndër të mëdhenjtë. Shkroi studimet klasike të dy motorëve të rendit liberal në zhvillim: "Demokracia në Amerikë" (1835-40), dhe "Regjimi i Vjetër dhe Revolucioni Francez" (1856). Gjithashtu, ndihmoi në formësimin e liberalizmit francez, si aktivist politik dhe si mendimtar. Ishte pjesëmarrës kryesor në "Debatin e Madh" të viteve 1820 midis liberalëve dhe ultra-Rojalistëve rreth drejtimit të ardhshëm të Francës. Në 1849, shërbeu shkurtimisht si ministër i Jashtëm (vdiq një dekadë më vonë). Ai e zgjeroi traditën liberale duke e ndërthurur devocionin e butë të klasës së mesme Anglo-Amerikane me njëfarë mosbesimi të caktuar aristokratik; dhe e thelloi atë duke vënë në dukje rreziqet në rritje të centralizimit burokratik. Më mirë se çdo liberal tjetër, Tocqueville kuptoi rëndësinë e të siguruarit se, biznesi kolektiv i shoqërisë të bëhet sa më shumë të jetë e mundur nga vetë njerëzit, nëpërmjet përpjekjeve vullnetare, sesa nga qeveria.
Liberalizmi i Tocqueville u nxit nga dy forca. E para, ishte përkushtimi i tij i vendosur për shenjtërinë e individit. Qëllimi i politikës ishte mbrojtja e të drejtave të njeriut (posaçërisht e drejta e shprehjes) dhe mundësia që ata të zhvillonin plotësisht aftësitë e tyre. E dyta, ishte besimi i palëkundur që e ardhmja ishte e "demokracisë". Me këtë ai nënkuptonte më shumë se vetëm demokraci parlamentare, me parimin e zgjedhjeve dhe votimin universal. Ai nënkuptonte një shoqëri të bazuar në barazi.
Regjimi i vjetër ishte i bazuar në besimin se shoqëria ishte e ndarë në klasa fikse. Disa njerëz lindin për të sunduar dhe të tjerët shërbejnë. Sundimtarët, si familja e Tocqueville në Normandi, trashëguan përgjegjësitë, si dhe privilegjet. Ata ishin moralisht të detyruar të kujdesen për «popujt e tyre» dhe t’i shërbenin «vendi të tyre». Shoqëria demokratike u bazua në idenë se të gjithë njerëzit janë lindur të barabartë. Ata erdhën në botë si individë, jo si aristokrate apo fshatarë. Përgjegjësia e tyre më e madhe ishte të përdornin të gjitha aftësitë e tyre.
Terrori dhe shteti
Shumë anëtarë të klasës së Tocqueville mendonin se demokratizimi ishte një aksident dhe një gabim - një aksident sepse menaxhimi më i mençur i regjimit të vjetër mund të kishte penguar Revolucionin në vitin 1789, dhe një gabim sepse demokracia shkatërroi gjithçka që kishin më të dashur. Tocqueville mendonte se ishte e pakuptimtë - dhe i mëshiroi shokët e tij të gjakut blu, që shkuan jetën në përpjekje të dështuara për të rivendosur privilegjet aristokratike.
Pyetja e madhe në zemër të mendimit të Tocqueville është marrëdhënia midis lirisë dhe demokracisë. Tocqueville ishte i sigurt për pamundësinë e lirisë pa demokracinë, por ai shqetësohej se ishte e mundur të kishte demokraci pa liri. Për shembull, demokracia mund të transferojë pushtetin nga aristokracia e vjetër në një shtet qendror të fuqishëm, duke i zvogëluar individët në atome të pambrojtura dhe të izoluara. Ose, mund të kthejë në farsë fjalën e lirë duke manipuluar të gjithë që t’i përkulen konvencionalitetit.
Sir Larry Siedentop, një akademik i Oxford-it, thekson se kontributi i Tocqueville ishte identifikimi i një mangësie strukturore në shoqëritë demokratike. Liberalët janë kaq të preokupuar me "kontratën" ndërmjet individit nga njëra anë dhe shtetit nga ana tjetër, sa nuk krijojnë hapësira të mjaftueshme për shoqatat e ndërmjetme, të cilat vepronin si shkolla të politikës lokale dhe amortizatorë midis individit dhe shtetit. Dhe, ai ishte mendimtari i parë serioz që paralajmëroi se liberalizmi mund të shkatërronte veten. Tocqueville shqetësohej se shtetet mund të përdorin parimin e barazisë për të grumbulluar pushtet, dhe të shpërfillin traditat lokale dhe komunitetet lokale. Një centralizim i tillë mund të ketë të gjitha llojet e pasojave negative. Mund të pakësojë shumëllojshmërinë e institucioneve, duke i detyruar ato të ndjekin një skenar qendror. Mund t'i reduktojë individët në pozita pambrojtshmërie përpara shtetit të fuqishëm, ose t’i detyrojë ata t'i binden dekreteve të shtetit, ose duke i bërë ata të varur nga ‘zemërgjerësia’ e shtetit. Kjo mund të vrasë traditat e vetëqeverisjes. Kështu, një parim liberal - trajtimi i barabartë - mund të përfundojë duke shkatërruar tre parime rivale: vetëqeverisjen, pluralizmin dhe lirinë nga nënshtrimi.
Tocqueville kishte frikë se vendi i tij mund të binte në kthetrat e një demokracie të tillë joliberale, siç kishte ndodhur gjatë Terrorit, nën Maximilien Robespierre-in më 1793. Revolucionarët francezë ishin verbuar aq shumë nga angazhimi i tyre ndaj lirisë, barazisë dhe vëllazërisë, saqë i shtypën kundërshtarët dhe masakruan aristokratët, duke përfshirë shumë anëtarë të familjes Tocqueville. Prindërit e tij u kursyen, por flokët e të atit u bënë të bardhë në moshën 24 vjeçare, dhe nëna e tij u bë nervrastenike.
Ai ishte i shqetësuar për më shumë se vetëm gjakderdhjen, e cila provoi të ishte një valë kalimtare. Fuqia e shtetit përbën gjithashtu një kërcënim më delikat. Monarkia kishte ushqyer një shtet shumë të fuqishëm, pasi mbretërit francezë thithnin pushtetin nga aristokratët drejt qeverisë qendrore. Revolucioni e përfundoi punën, duke shfuqizuar autonominë lokale së bashku me pushtetin aristokratik, dhe duke reduktuar qytetarët individualë në robër të barabartë nën "fuqinë e madhe mbrojtëse" të shtetit.
Në të kundërt, Shtetet e Bashkuara përfaqësonin demokracinë në mënyrën më të mirë. Arsyeja e dukshme e Tocqueville për kalimin e Atlantikut, në vitin 1831, ishte studimi i sistemit penal amerikan, që u pa si një nga më të ndriçuarit në botë. Dëshira e tij e vërtetë ishte të kuptonte se, si Amerika e kishte kombinuar me sukses demokracinë dhe lirinë. Ai u impresionua nga fshatrat e New England-it, me qeveritë e tyre të fuqishme lokale, por ai ishte po aq i impresionuar nga egalitarizmi i ashpër i zonave ende të ‘paqeverisura’.
Përse bijtë e revolucionit amerikan arritën atë që bijtë e revolucionit francez nuk mundën? Faktori më i dukshëm ishte shpërndarja e fuqisë. Qeveria në Washington ishte e disiplinuar me kontrolle dhe balancime. Fuqia u ushtrua në nivelin më të ulët të mundshëm - jo vetëm shtetet, por edhe qytete, fshatra dhe organizata vullnetare që lulëzuan në Amerikë teksa ranë në Francë. Faktori i dytë ishte ajo që ai e quajti "sjellje". Ashtu si shumica e liberalëve francezë, Tocqueville ishte një Anglofil. Ai mendonte se Amerika kishte trashëguar shumë nga traditat më të mira të Britanisë, si common law dhe një klasë sunduese që ishte e angazhuar për drejtimin e institucioneve vendore.
Nga liria dhe feja
Amerika, gjithashtu, kishte avantazhin e paçmuar të lirisë së fesë. Tocqueville besonte se një shoqëri liberale varet përfundimisht nga morali i krishterë. I vetmi ndër fetë e botës, krishtërimi predikoi barazinë e njeriut dhe vlerën e pafund të individit. Por ancienrégime e kishte plaçkitur Krishtërimin nga fryma e vërtetë, duke e kthyer në një aneks të shtetit. Vendimi i Amerikës për ta bërë fenë një çështje ndërgjegjeje të lirë krijoi një aleancë jetësore ndërmjet "frymës së fesë" dhe "shpirtit të lirisë". Amerika ishte një shoqëri që "ecën vetë", siç tha Tocqueville, jo vetëm për shkak se aty shpërndahet pushteti, por për shkak se u krijuan qytetarë vetëbesues, energjikë, të aftë për të organizuar veten, dhe jo për t'i kërkuar qeverisë të zgjidhë problemet e tyre.
Të flesh mbi një vullkan
Ai nuk ishte i verbër ndaj gabimeve të demokracisë amerikane. E mundonte fakti se shoqëria më liberale në botë praktikonte skllavërinë, megjithëse, ashtu si shumica e liberalëve, e ngushëlloi veten me mendimin se, me siguri, do të merrte fund. Ai shqetësohej për kultin e njeriut të zakonshëm. Amerikanët ishin aq të tronditur nga ideja se mendimi i një personi mund të ishte më i mirë se i tjetrit, saqë përqafuan idiotët dhe përndoqën heretikët e talentuar. Ai u shqetësua se individualizmi mund të shndërrohet në egoizëm. Shkëputur nga lidhjet me shoqërinë e gjerë, amerikanët rrezikonin të mbylleshin brenda vetmisë së zemrave të tyre. Kombinimi i egalitarizmit dhe individualizmit mund të bënte për amerikanët atë që centralizimi kishte bërë për Francën - të shpërbëjë mbrojtjen e tyre kundër pushtetit qeveritar dhe t'i shndërrojë ata në dele, të kënaqura për të marrë hisen e përditshme nga burokratët dashamirës.
Tocqueville ushtroi një ndikim të fuqishëm mbi ata që kishin të njëjtën frikë. Në "Autobiografinë" e tij, John Stuart Mill e falënderoi Tocqueville-in që i mprehu mendimin se një qeveri e shumicës mund të pengojë intelektualët idiosinkretikë (të shquar) të ndikojnë në debat. Në 1867, Robert Lowe, një politikan i madh liberal, hodhi idenë e arsimimit masiv mbi baza Tocquevilliane "ne duhet të edukojmë zotërinjtë tanë". Politikanët e tjerë liberalë argumentuan kundër shtrirjes së privilegjeve (të drejtave për shumicën si vota etj-shënim i Politiko), me arsyetimin se liria nuk mund t’i mbijetonte mbipeshës së demokracisë. Në vitet 1950 dhe 1960, intelektualët amerikanë e trajtuan idenë e Tocqueville-it se shoqëria masive mund ta dobësojë lirinë duke ngushtuar zgjedhjet e shoqërisë.
Kohët e fundit, intelektualët janë të shqetësuar për rritjen e shpejtë të qeverisë federale, përuruar nga programi i Lyndon Johnson-it ‘Big Society’ (Shoqëria e Madhe). Transferimi i pushtetit nga pushteti vendor te qeveria federale; fuqizimi i burokratëve të papërgjegjshëm për të ndjekur të mira abstrakte, si "barazia e përfaqësimit" (edhe nëse kjo do të thotë të anashkalosh mbi institucionet lokale); dhe minuar vitalitetin e shoqërisë civile tenton, kanë frikë ata, të shkatërrojë blloqet ndërtuese të Amerikës Tocquevilliane. Një konferencë e kohëve të fundit, e organizuar nga ‘Shoqata Tocqueville’ dhe e mbajtur në kështjellëzën e familjes në Normandi, debatoi mbi mënyrat e ndryshme në të cilat demokracia është nën sulm nga brenda, nëpërmjet kodeve të gjuhës dhe nga jashtë, nëpërmjet ngritjes së populizmit autoritar, nën përcaktorin e përgjithshëm të "demo-pesimizmit".
Vlen të shtohet se kërcënimi ndaj lirisë sot, nuk rrjedh vetëm nga qeveria e madhe. Gjithashtu, vjen nga kompanitë e mëdha, veçanërisht firmat e teknologjisë që tregtojnë informacion, si dhe nga lidhjet mes tyre. Kompanitë gargantuane të teknologjisë kanë aksione në treg, të pahasura që nga Epoka e Praruar. Ato janë të ndërthurura me qeverinë përmes lobimit dhe derës rrotulluese që i mban zyrtarët qeveritarë të punojnë për këto kompani kur largohen nga detyra. Duke ofruar kaq shumë informacione "falas", ato po i mbysin kompanitë mediatike që investojnë në mbledhjen e lajmeve që informojnë qytetarët. Duke përdorur algoritme bazuar te preferencat e mëparshme, ato u japin njerëzve informacionin që u përshtatet paragjykimeve të tyre - zemërim të krahut të djathtë për të djathtët dhe të majtë për të majtët.
Fuqia e madhe në rritje e së sotmes, është e kundërta e Shteteve të Bashkuara, fuqia e madhe në rritje e kohës së Tocqueville-it. Kina është një shembull, jo i demokracisë që lidhet me lirinë, por i centralizimit të lidhur me autoritarizmin. Shteti i kësaj fuqie dhe firmat e saj ‘elastike’ të teknologjisë, mund të kontrollojnë rrjedhën e informacionit në masë të tillë sa kurrë nuk është ëndërruar. Gjithnjë e më shumë, Kina mishëron gjithçka që Tocqueville paralajmëroi: pushteti i centralizuar në duart e shtetit; qytetarët e reduktuar në atome; një vullnet kolektiv për të sakrifikuar lirinë për një jetë të rehatshme.
Para Revolucionit në Francë, në 1848, Tocqueville paralajmëroi se kontinenti ishte "duke fjetur mbi një vullkan ... Një erë revolucioni po fryn, stuhia është në horizont". Sot, demokracia në Amerikë ka marrë një kthesë të rrezikshme. Populistët po përparojnë në Europë, Azi dhe Amerikën Latine. Autoritaristët po konsolidojnë pushtet. Më pesimistët ndër mendimtarët e mëdhenj liberalë mund të mos kenë qenë pesimistë sa duhet.
*Përkthimi: Politiko
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
