Flash News

KRYESORE

“Mendova se do të vdisja”, James Arthur pëson krizë ankthi në skenë

“Mendova se do të vdisja”, James Arthur pëson krizë

Të gjendesh në një skenë para miliona personave përveçse është emocionuese, por ndonjëherë është edhe e vështirë t’i menaxhosh emocionet.

Kjo gjë i ka ndodhur së fundmi edhe këngëtarit të njohur James Arthur, i cili ka treguar se ka përjetuar një nga momentet më të vështira të jetës së tij, aq të pabesueshme sa mendonte se mund edhe të vdiste në skenë.

Ndërkohë që po performonte në Ribeira Grande, ka qenë një krizë ankthi ajo që i ka shkaktuar këngëtarit një ndjenjë frike të tmerrshme.

“Unë pata një krizë ankthi në skenë përpara 12 mijë njerëzve sot dhe askush nuk më kuptoi por mendova se do të vdisja në skenë. Kjo është gjëja më e frikshme që kam përjetuar ndonjëherë në jetën time por i vlerësoj fjalët tuaja të mira. Faleminderit të gjithëve për gjithçka”, ka shkruar Arthur në Twitter.

Për fat të mirë gjithçka ka tejkaluar edhe pse mendohet se gjithçka ka ardhur për shkak të mbingarkesës dhe stresit.

Të fundit