Flash News

KRYESORE

Menduh Thaçi zgjidhet sërish kryetar i PDSH-së

Menduh Thaçi zgjidhet sërish kryetar i PDSH-së

Rizgjidhet sërish në krye të Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi.

Thaçi u rizgjidh gjatë kongresit të shtatë të kësaj partie, mbajtur sot në Tetovë.

Para të pranishmëve, ai theksoi se PDSH-ja do të angazhohet në zbatimin e marrëveshjes për emrin me Greqinë, si kushti themelor për Maqedoninë që të intensifikohet në integrimet euroatlantike.

“Marrëveshja me Greqinë është shumë e rëndësishme për shqiptarët, sepse ne jemi për NATO dhe BE. Tani në Maqedoni shumë njerëz thonë dhe mendojnë se marrëveshja nuk do të kalojë. Unë vetëm mund t’i porosis të jenë të qetë, sepse kjo Marrëveshje do të kalojë duke marrë parasysh faktin se ajo është investim më i madh kapital i shtetit, ndërsa ne jemi në kufi të ekzistencës dhe vetëm me të gjegjësisht për hyrje në BE dhe në NATO mund të mbijetojmë”, tha Thaçi.

Gjatë kongresit u zgjidhën edhe pesë nënkryetarë të rinj. Imer Aliu është zgjedhur sekretar i ri i përgjithshëm i partisë, ndërsa Iljaz Halimi kryetar i Kuvendit Qendror.

Të fundit