Flash News

KRYESORE

Mëngjesi bazik për shëndetin e mëlçisë, ushqimet që duhet të konsumoni

Mëngjesi bazik për shëndetin e mëlçisë, ushqimet

Mëngjesi i bollshëm dhe i shëndetshëm ka një ndikim të fortë në mirëqenien e organizmit dhe mund të parandalojë dhjamosjen e mëlçisë, si dhe të riparojë dëmet e shkaktuara në këtë organ.

Përzgjedhja e ushqimeve të duhura e të shëndetshme ka një rëndësi të madhe për shëndetin e mëlçisë.

Një mëngjes i mirë dhe i bollshëm arrin të rrisë nivelet e energjisë, të përmirësojë metabolizmin, të zvogëlojë masën trupore, të stabilizojë nivelet e sheqerit në gjak dhe të zvogëlojë sasitë e depozitave dhjamore në mëlçi.

Ekspertët thonë se njerëzit duhet të hanë shumë ushqime me nivel të ulët glicemie, që nënkupton të hiqni dorë nga buka e bardhë dhe të zgjidhni bukë me drithëra të plota.

Tërshëra është një nga shembujt më të mirë të ushqimeve me nivel të ulët glicemie, sepse tretet ngadalë dhe nuk rrit nivelin e sheqerit në gjak.

Frutat si qershitë, qitro, kumbullat, portokalli, rrushi, pjeshka, dardhat dhe mollët janë të rekomanduara çdo mëngjes.

Kosi është një tjetër ushqim që nuk duhet të mungojë në tryezën tuaj sepse është i shëndetshëm jo vetëm për stomakun por sidomos për mëlçinë. Mund ta shoqëroni me bukë të thekur dhe vezë për më shumë shije dhe shëndet.

Të fundit