Mëngjesi i Ramës nis me ‘kunja’: Këtu punohet, në ekrane vazhdojnë llafet si e vetmja…

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me mesazhin, shoqëruar edhe me një video se si në tokat e Shqipërisë vijon puna për investime në sektorët bujqësor, ndërsa ironizon kritikët, që shpesh i cilëson edhe si ‘moralistë’ që bëjnë vetëm një punë në ekrane dhe portale: llafet.

“Ndërkohë që në tokat e Shqipërisë rriten investimet, prodhimi, eksportet, falë shumicës që flet me punë, ndërsa në ekrane, portale e platforma, vazhdojnë llafet si e vetmja punë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.