Flash News

KRYESORE

Menjëherë apo gradualisht, cila është mënyra më e mirë për të lënë duhanin

Menjëherë apo gradualisht, cila është mënyra më e

Shkencëtarët prej kohësh po kërkojnë përgjigjet për të ndihmuar njerëzit të lënë duhanin në mënyrën më të mirë.

Në fakt ka dy mundësi,duke e lënë në mënyrë drastike, ose gradualisht.

Por cila prej tyre funksionon më mirë?

Nicola Lindson- Haëley, e universitetit të Oksfordit thotë se mjaft njerëz besojnë se mënyra më e mirë për të lënë duhanin është redukimi i sasisë që konsumojnë, para se ta lënë.

Por rezultatet tregojnë të kundërtën, pra që duhet lënë menjëherë.

Nicola bashkë me ekipin e saj kërkoi 700 persona në Angli që kishin reduktuar cigaren në 15 copë në ditë, dhe po mendonin ta linin.

Gjysmës së tyre iu kërkua ta pijnë normalisht për dy javë dhe ditën e fundit ta lenë mënjeherë. Ndërsa gjysmës tjetër iu kërkua të reduktonte sasinë.

Pasi u përpunuan të dhënat, ata që e kishin lënë menjëherë ia dolën më mirë se grupi tjetër.

Por interesante ishte se në fillim shumica e tyre ishin ta linin gradualisht dhe jo menjëherë.

Studimi nuk ka parë forma të tjera të lënies së duhanit, siç mund të jetë cigarja elektrike, të cilat ende nuk janë provuar përfundimisht si efektive për lënien e duhanit.

Të fundit