Flash News

KRYESORE

“Meno male che c'è Carla Bruni”

“Meno male che c'è Carla Bruni”

“Njerëzit nuk kanë dëshirë të dëgjojnë gjëra negative,

na është çarë trapi duke dëgjuar se gjithçka shkon keq

nga falanga e lajmeve të këqija nëpër televizione.”

Këto janë vargjet hyrëse të këngës së artistit italian, Simone Cristichi, që mban titullin “Meno male”, që e përshtatur në shqip përkthehet “Falë Zotit”.

Pasi i bën një panoramim të shpejtë situatës politike, sociale dhe ekonomike në Itali, Cristichi vazhdon me refrenin shpresdhënës për zgjidhjen e të gjitha krizave:

“Por falë Zotit që është Carla Bruni,

nëse flitet për ty të gjitha problemet zhduken.”

Kryeministri Rama duket se e ka gjetur zgjidhjen e krizës së tij personale dhe kokëçarjes që quhet opozitë. Ndërkohë që shqiptarët protestonin përpara zyrës së tij kryeministrore në Tiranë, ai sëbashku me familje ndiqte koncertin e artistes italiane Carla Bruni në teatrin antik të Butrintit.

Shpresojmë që sa më shpejt Rama të gjejë një Carla Bruni edhe për zgjidhjen  e krizës në Shqipëri.

Të fundit