Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Çmimi Nobel në Letërsi iu dha dje Louise Glück, një nga poetet më të famshme të Amerikës, për tekste "që me një bukuri të rreptë e bën ekzistencën individuale universale".  

■ Bashkimi Europian nënshkroi një marrëveshje me Gilead, kompania farmaceutike me bazë në Kaliforni, për të siguruar akses të pandërprerë në remdesivir, i njohur gjithashtu si veklury, një ilaç antiviral që përdoret për të trajtuar Covid-19.

■ Në Gjermani, kreu i Institutit Federal përgjegjës për gjurmimin e koronavirusit paralajmëroi dje se vendi së shpejti mund të shihte një përhapje "të pakontrolluar" të virusit, me më shumë se 10,000 raste të reja në ditë.

■ Princi William njoftoi të enjten krijimin e një çmimi të madh mjedisor për të ndihmuar zgjidhjet ndaj ndryshimit të klimës gjatë 10 viteve të ardhshme, duke thënë se ishte një përpjekje për "ta kthyer pesimizmin aktual përreth çështjeve mjedisore në optimizëm".

■ Pak ditë pasi doli nga spitali ku po trajtohej për koronavirusin, Presidenti Trump tha se do të refuzonte të merrte pjesë në debatin e së enjtes së ardhshme, për të cilin organizatorët thanë se do të mbahej virtualisht për të parandaluar përhapjen e virusit.

■ Harry dhe Meghan kanë fituar një ndjesë publike në një proces gjyqësor privat ndaj një agjencie të famshme të lajmeve amerikane për fotografitë e bëra me dron të djalit të tyre 14 muajsh, Archie, duke luajtur në oborrin e shtëpisë.

■ Autoritetet italiane po hetojnë vdekjen e një djali 15-vjeçar nga Bregu i Fildishtë i cili kaloi ditë në një "anije karantine" ku migrantët po kufizohen si një masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

■ Qeveria Britanike po konsideron një sistem shkallëzues që do të forconte kufizimet në pub-et dhe restorantet në zonat e Anglisë me nivelet më të larta të infeksionit.

Të fundit