Flash News

KRYESORE

Mënyra efektive për të hequr mërzinë dhe për të reduktuar stresin

Mënyra efektive për të hequr mërzinë dhe për

Njerëzit në përgjithësi ndihen “nën presion” për shkak të punës, problemeve personale, shkollës etj. Stresi është faktori që ju shoqëron gjatë këtij presioni. Zakonisht stresi ju bën të ndiheni më nervoz, të shqetësuar, të mërzitur, ju privon gjumin etj.

Ja 10 mënyrat më efektive që do t’ju ndihmojnë të reduktoni stresin dhe të hiqni mërzinë:

Hani ushqimin e preferuar: një copë çokollatë apo arrat do ishin një alternativë shumë e mirë.

Provoni aromaterapinë: disa aroma si qitro, livando etj kanë ndikim të madh në emocionet tuaja.

Shkoni dhe bëni një masazh: kjo është një nga mënyrat më të mira për t’u relaksuar.

Masazhoni me lëvizje rrethore ballin dhe kokën.

Bëni një dush: uji i ngrohtë është një terapi kundër stresit.

Mbajeni telefonin larg: përpiquni të mos flisni me asnjë që t’i përçoni energjitë tuaja.

Pikturoni diçka: kjo mënyrë do ta fokusojë trurin tuaj në një tjetër vend dhe do t’i harroni për pak momente problemet që keni.

Përqafoni veten: mund të duket e çuditshme, por funksionon!

Pini çaj kamomili apo hibiskus: ato janë të pasura me antioksidantë dhe ndihmojnë në zvogëlimin e ankthit, panikut dhe stresit.

Dëgjoni muzikë, kërceni apo këndoni këngën tuaj të preferuar.

Të fundit