Flash News

KRYESORE

Mënyra më e mirë për të larguar pesticidet nga frutat dhe perimet

Mënyra më e mirë për të larguar pesticidet nga frutat

Frutat dhe perimet janë ndër ushqimet që konsumohen më së shumti, sidomos në stinën e pranverës, por shumicën e rasteve ato përmbajnë pesticide që janë të dëmshme për shëndetin.

Pjesa më e madhe e njerëzve i blejnë produktet e tyre në supermarket, duke e ditur sasinë e pesticideve që përdoren gjatë kultivimit.

Edhe në rast se blihen tek shitësit e thjeshtë, është mirë të sigurohemi për të shmangur çdo mbetje që mund të marrim me anë të frutave apo perimeve.

Mënyra më e thjeshtë dhe e shpejtë për të larguar pesticidet , është të përziejmë bashkë në një enë, ujë, uthull molle, lëng limoni dhe sodë buke.

Mjafton një filxhan uthull molle, një lugë gjelle sodë buke dhe dy lugë gjelle lëng limoni.

E lëmë për disa minuta dhe më pas e hedhim në një shishe qelqi, nga e cila mund të lajmë frutat apo perimet për 5 minuta.

Së fundmi është e nevojshme që të gjitha të shpërlahen mirë me ujë të bollshëm.

Të fundit