Flash News

KRYESORE

Mënyra më "stylish" për momentin për të mbështetur Australinë për zjarret masive

Ndër ngjarjet në rritje e gjithnjë apokaliptike që po ndodhin në botë, ka mbi 200 zjarre në të gjithë Australinë për momentin - me 480 milionë kafshë që janë djegur dhe kanë vdekur e 24 njerëz kanë humbur jetën. Fatmirësisht, kësaj katastrofe po i kushtohet vëmendje - që nga Russell Crowe që përdoruri Golden Globes për të dhënë një mesazh në lidhje me tragjedinë, dhe deri tek Phoebe Waller-Bridge duke ankanduar kostumin e saj.

Tani, në një lëvizje tjetër të admirueshme, Rowing Blazers po i vë në shitje këmisha 'Rugby' në Australi. Pjesa e admirueshme: Të gjitha të ardhurat do të shkojnë direkt në 'WIRES', organizata më e madhe e shpëtimit e jetës së egër të Australisë.

Në një email për klientët, Rowing Blazers shkruajti për zjarret në Australi:

Jemi të shkatërruar nga lajmet për zjarret e Australisë dhe shkatërrimet që ai i ka bërë rajonit dhe jetës së egër. Ne duam të bëjmë pjesën tonë për të mbështetur Australinë dhe duam ndihmën tuaj.

Të fundit