Flash News

KRYESORE

Mënyra natyrale për flokë të shëndetshme

Mënyra natyrale për flokë të shëndetshme

Të gjithë duan të kenë flokë të bukur dhe të shëndetshëm, por jo kushdo mund t’i ketë ato. Arsyet e flokëve të dobëta dhe pa jetë janë të shumta, duke filluar nga stilimet e përditshme të cilat e dëmtojnë shumë fijen e flokut e deri tek gjenetika që luan një rol të rëndësishëm gjithashtu.

Por kjo recetë e mrekullueshme, tërësisht natyrale,  do t’ju ndihmojë të shpëtoni nga stresi i flokëve të dobët. Ja si ta përgatisni :

½ banane

E verdhë veze

1 lugë gjelle mjaltë organik

½ filxhan birrë

Përgatitja:

Përzieni të gjithë përbërësit, deri sa të fitoni një masë homogjene.

Si ta aplikoni:

Këtë përzierje aplikojeni në skalp dhe flokë. Pas kësaj, vendosni letër mbi kokë për të mbajtur flokët ngrohtë. Duke bërë këtë, ilaçi i përgatitur do të hyjë thellë në lëkurë duke vepruar mbi qelizat përgjegjëse për rritjen e flokëve. Mbani përzierjen për një deri në dy orë. Pas kësaj, lani flokët. Nëse dëshironi rezultate pozitive, aplikojeni këtë trajtim një herë në javë.

Të fundit