Flash News

KRYESORE

Mënyrat më efektive për heqjen e njollave të bardha në lëkurë

Mënyrat më efektive për heqjen e njollave të bardha në

Njollat e bardha shfaqen për shkak të sëmundjeve kërpudhore të lëkurës të cilën mjekësia e quan “tinea versicolor”.

Zakonisht ato shfaqen në qafë dhe në shpinë, mirëpo nëse nuk trajtohen me kohë, mund të përhapen në të gjithë trupin.

Këto kërpudha shfaqen kryesisht gjatë verës, sepse djersitemi dhe kalojmë kohën duke u freskuar me peshqirë të lagur.

Krahas këtyre dy shkaktarëve, ato i shkakton edhe rënia e imunitetit, rrezatimi i diellit dhe lëkura e yndyrtë.

Krahas kremrave, këtë problem mund ta zgjidhni edhe më produkte shtëpie.

Uthulla e mollës

Të njëjtën sasi të ujit dhe të uthullës së mollës e përziejmë në një enë, pastaj njomin fashën, tuferin apo një copë pëlhure të pambuktë. E kalojmë atë sipër shpinës dhe presim që të thahet tërësisht. Procedura mund të përsëritet shumë herë, derisa kërpudhat të zhduken tërësisht.

Hudhra

Ndajeni përgjysmë një thelb hudhre dhe lyeni lëkurën me të. Lëreni 20 minuta, pastaj shpëlajeni atë pjesë të lëkurës.

Kosi

Aplikoni kosin në zonat problematike tre herë në ditë dhe përsëriteni këtë gjë derisa të tërhiqen kërpudhat.

Shafrani

Aplikoni shafranin në lëkurë dhe pas gjysmë ore shpëlajeni me ujë të vakët. Përsëriteni deri kur të arrini rezultatet që dëshironi.

Vaji i çajit kinez

Përzieni një lugë vaj ulliri dhe 7 pika çaji kinez. Me ndihmën e fashës apo të pëlhurës së pambuktë, vendoseni maskën dhe mbajeni për një kohë të gjatë.

Të fundit