Flash News

KRYESORE

Mënyrat më të mira për të shmangur gërhitjen

Mënyrat më të mira për të shmangur gërhitjen

Gërhitja është një nga zakonet më shqetësuese të gjumit, që bëhet pa vetëdije si pasojë e tharjes apo irritimit të rrugëve të frymëmarrjes.

Sipas Dr. Andrew Thornber, çelësi për të shmangur këtë problem është ndryshimi i stilit të jetës.

Disa mënyra natyrale për të shmangur gërhitjen:

Shmangni alkoolin dhe duhanin

Konsumimi i alkoolit apo duhanit para fjetjes, të shton më shumë të gërhiturat. Duhani sidomos, irriton membranën e hundës dhe fytit, duke bllokuar rrugët e ajrit.

Humbni pak peshë

Nëse jeni mbipeshë, atëherë indet e qafës bëhen të rëndë dhe kjo rrit mundësinë e gërhitjes. Duke humbur pak peshë edhe indet e qafës hollohen do t’ju ndihmonte në shmangien gërhitjes.

Flini në ambient të lagësht

Ajri i thatë nuk ndihmon as hundën e as fytin, kështu që mbajeni dritaren pak të hapur.

Provoni shiritat e hundës

Shiritat ndihmojnë në hapjen e hundës, duke ju ndihmuar të merrni frymë më lehtë dhe të lehtësoni të gërhiturat.

Përdorni produkte me mente

Masazhoni pak vaj menteje përreth dhe kjo do ju ndihmojë të hapni vrimat e hundës për të marrë frymë më mirë.

Të fundit