Flash News

KRYESORE

Mërgim Mavraj për pasaportën greke: Nuk është e imja, unë kam shqiptare dhe gjermane

Mërgim Mavraj për pasaportën greke: Nuk është e imja,

Mërgim Mavraj është vënë në qendër të komenteve pas një postimi në rrjetet sociale. Mbrojtësi kuq e zi para disa ditësh postoi në Instagram një foto me pasaportë greke dhe shkruante "faleminderit" në gjuhën greke. Pas kësaj filluan komentet që kapiteni kuqezi ka vendosur të marrë dhe pasaportën greke.

Por i kontaktuar nga Top Channel, Mavraj ka treguar se ishte thjesht një shaka dhe se ai ka vetëm pasaportë shqiptare dhe gjermane.

“Ka qenë një nga shakatë që bëj shpesh nëpër rrjetet sociale. Pasaporta greke nuk ishte e imja, por e lojtarit më të ri të kombëtares, Enea Mihaj, me të cilin u takuam në aeroport kur po vinim për ndeshjen miqësore me Jordaninë. Unë vazhdoj të kem pasaportën gjermane dhe shqiptare sigurisht”, - ka thënë Mavraj.

Të fundit