Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ndue Ukaj
At Gjon Shllaku, një erudit i pushkatuar nga regjimi barbar i Enver Hoxhës, në librin “Shqiptari-Frati-Shqipnia”, ka një shkrim me titull “Nuk dijm shka duem, pse nuk duem shka dijm”, në të cilin, pos tjerash, para lexuesit sjell një ngjarje që lidhet me kohën e pushtimit të fuqive austro-hungareze në Shqipëri. Ai e sjell rrëfimin për një tregtar, të cilin, një ditë e kishte vizituar një oficer austriak. Dhe, mes tregtarit dhe oficerit ishte biseduar për gjendjen e Shqipërisë.
Tregtari i tregonte oficerit sesa poshtë kishte mbetë Shqipëria në gjitha pikëpamjet në krahasim me të gjitha shtetet e Ballkanit.
“Do t’a dijsh zotni, - i a pritëka tregtari- se asht Turku qi për katërgjint vjetë e ma shumë nuk na la kanë me çue krye e perparue”- dhe vazhdoi t’ia shpjegojë gjendjen e gjatë të vuajtjeve të kombit shqiptar, ndërkaq, oficeri austriak iu përgjigj:
“Asht e vërtetë gjithëshka thoni Ju, por njatë pluhurë marimange që po e shoh njatje në skaj të murit a thue ndoshta Turku i Aizis nuk të ka lanë me e hjekë prej andej?”
Sigurisht, tregtari, pas kësaj bisede ka mbetë i habitur dhe pa fjalë. Ka pasë mundësi ta pastronte merimangën ose të vazhdonte me të njëjtën logjikë të akuzonte tjerët për prapambeturinë e vendit të tij. Kurse, At Shllaku shkrimin e tij vazhdon, duke thënë se, “vendi ynë është mbushë me këso merimangash që me pluhurë të veta e kanë mbulue kryekëput shpirtin e shqiptarit e vijon gjithnjë me endë lirisht në trollin e Shqipnis.”
Secili shqiptar e di se trojet e tyre, edhe sot, janë të mbushura me këso merimanga, të shpërndara kudo, më së shumti në ato institucionet përgjegjëse udhëheqëse që janë të ngarkuara me detyrën për t’iu rregulluar jetën shqiptarëve, ekonominë dhe kulturën e përgjithshme: te daljes nga letargjia dhe primitivizmi.
Shqiptarët e trullosur, vazhdojnë të jetojnë në mjerim, me shërbemë publike minimale, të sakatosur dhe të ligështuar, pa parë ndonjë dritëshpresë në tunelin e errët ku janë katandisë. Dhe, arsyet e kësaj gjendje, nuk janë diku tjetër, larg nesh. Ato janë brenda nesh. Janë si ajo merimanga e tregtarit, që ndodhet pas kokës sonë dhe në kokën tonë, por të cilën nuk duam ta shohim.
Pa dyshim, ka edhe faktorë tjerë, kryesisht historikë, që kanë penguar emancipimin dhe zhvillimin tonë, siç janë pasojat e rënda nga sundimi barbar osman, ai komunist dhe serb, që kanë lënë vragë të thella në ndërgjegjen kombëtare.
Por, ka dekada prej kur shqiptarët jetojnë të lirë dhe nuk i pengon askush të heqin merimangën, por ata nuk kanë ndonjë faktor që mund t’ iu jap forcë, dije, qëndrese, shpresë, dashuri për vendin, për të kërkuar rrugën e humbur drejt emancipimit dhe lartësimit kombëtar.
Kjo mbase mund të jetë arsyeja pse shqiptarët kudo i dëgjon, duke humbur kohë me debate për arsyet e mjerimit tonë, por që s’duan të dëgjojnë ose ta shohin merimangën prapa kokës së tyre.
Sot, klasa drejtuese shqiptare është e me dije të cektë, me kapacitete të kufizuara intelektuale dhe me dashuri të munguar për atdheun. Them me dashuri të munguar, sepse, udhëheqësia shqiptare, veç parullave patriotike të qullta, nuk u ka dhënë shqiptarëve dinjitet dhe liri të brendshme. Sepse, patriotizëm është të ngritësh dinjitetin e qytetarëve të vendit tënd dhe jo të rrahësh gjoksin për tema të mëdha. Duke u marrë me tema të mëdha, kjo udhëheqësi e ka varfëruar popullin shqiptar dhe ka “harruar” se, nuk është krijuar njeriu për shtetin, por shteti për njeriun. Sepse, shteti, para së gjithash janë njerëzit. Kjo shprehje proverbiale ka rrjedhë biblike dhe është postulat i shteteve moderne dhe humane.
A ka ndonjë faktor që vërtet kërkon të hiqet kjo merimangën nga jeta kombëtare?
Nëse e marrim për bazë si flasin dhe si shkruajnë shqiptarët, si sillen mediat dhe institucione e dijes në raport me udhëheqësinë, mundemi me thanë se, ata nuk bëjnë asgjë më shumë sesa ia zgjasin jetën kësaj klase të padenjë për të udhëheqë një komb, dhe, kjo të shpie te përgjigjja negative lidhur me pyetjen e mësipërme.
Duke u marrë kaq shumë me tema të mëdha, kjo klasë politike e ka goditë rëndë dinjitetin e njeriut, duke e tkurrë deri në hiçgjë, duke ia grabitë shpresat, lirinë e brendshme dhe kjo është arsyeja pse sot shqiptarët kudo i sheh të plogësht e të pashpresë, duke mos dëgjuar kënd të thotë: lum unë për vendin tim. Përkundrazi, ata përditë i dëgjon tek thonë: mjerë ne për vendin tonë, ne nuk vlejmë asgjë… Po, sepse kjo klasë udhëheqëse, shqiptarët i ka lënë pa shpresa, të varfër, të papunë, të pa dinjitet, prandaj, rruga e emancipimit për t’u bërë pjesë e botës së qytetëruar, tani për tani duket e humbur. Së paku jo, derisa nuk vetëdijesohemi t’i heqim merimangat që gjenden kudo mes nesh.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38