Flash News

KRYESORE

Merkato e janarit, Arsenal dhe Juventus kërkojnë shërbimet e futbollistit nga Kosova

Merkato e janarit, Arsenal dhe Juventus kërkojnë shërbimet e

Duke qenë se merkatoja e dimrit tashmë ka nisur zyrtarisht, futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj, mund të largohet nga Holanda gjatë këtij muaji.

Të interesuara për shërbimet e futbollistit kosovar, i cili aktualisht luan tek ekipi  Willem II, kanë qenë skuadra të mëdha europiane si Arsenali dhe Juventusi.

Mediat holandeze shkruajnë se klubi anglez dhe ai italian do të tentojnë ta bëjnë për vete Avdijajn në afatin kalimtar të janarit.

Këtë sezon futbollisti 22-vjeçar ka realizuar 4 gola dhe ka dhuruar 2 asistime në kampionatin holandez.

Të fundit