Flash News

KRYESORE

Merkato e janarit, ekipi turk kërkon mbrojtësin e kombëtares shqiptare

Merkato e janarit, ekipi turk kërkon mbrojtësin e kombëtares

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, duket se do të ndryshojë ekip gjatë merkatos së janarit. Mbrojtësi i cili tashmë është pjesë e Atalantës ka përfunduar në radarin e skuadrës turke të Besiktas.

Përfaqësues të klubit turk kanë udhëtuar drejt Italisë për të arritur marrëveshjen me lojtarin. “Fotospor” raporton se ka pasur një takim mes agjentit të lojtarit dhe drejtuesve të Besiktas por nuk janë bërë publike detaje sa i takon marrëveshjes së propozuar.

Skuadra e Besiktas është në kërkim të një mbrojtësi qendre pas largimit të Pepe dhe Enzo Roco.

Të fundit