Flash News

KRYESORE

Merkatoja e dështuar, Barcelona i ka ende borxh Liverpool-it

Merkatoja e dështuar, Barcelona i ka ende borxh Liverpool-it

Barcelona paguan jashtëzakonisht shumë për rrogat e lojtarëve dhe vitet e fundit nuk ka korrur ndonjë sukses të madh ndërkombëtar, kështu që vihet re se së fundmi ka disa probleme ekonomike.

Nuk është ndonjë krizë, por as merkatoja nuk ka qenë ndonjë pikë e fortë e katalanasve dhe problemet ndihen. Barcelona, sipas medieve spanjolle, ka disa borxhe për të larë.

Shembulli ideal për të treguar problemet e saj është kartoni i brazilianit Coutinho. Barcelona duhet të paguajë edhe 84 mln paundë për mesfushorin ofensiv, shumë e cila duhet derdhur në llogarinë e Liverpool-it.

Kur u ble nga "Anfield", Barcelona dhe klubi anglez ranë dakord për një pagesë me këste. Pavarësisht se Coutinho aktualisht luan i huazuar te Bayern, katalanasit duhet të paguajnë Liverpool-in.

Imagjinoni: lojtari as që e ka mendjen te Barcelona, por borxhi mbetet borxh...

Të fundit