Flash News

KRYESORE

Merkatoja kuqezi e Lazios, Igli Tare transferon një tjetër shqiptar

Merkatoja kuqezi e Lazios, Igli Tare transferon një tjetër shqiptar

Sulmuesi Dean Lico sot ka firmosur për skuadrën e Lazios, aty ku drejtor sportiv është Igli Tare dhe transferime të tilla mund të parashikohen.

19-vjeçari është shqiptari i radhës në vorbullën e "transferimeve kuqezi" të ish-sulmuesit të kombëtares shqiptare te Lazio. Ai i ka besuar aftësive të djaloshit, i cili është prodhim i akademisë së Skënderbeut.

Lico ka luajtur më parë në skuadra si Sporting Lisbona, Leganes B dhe Perugia. Korçari deri tani ka mbetur duke lëvizur çdo 6 muaj në formë huazimi, por pritet të tregojë veten në kryeqytetin italian.

Të fundit