Flash News

KRYESORE

Merkel dhe Putin bisedë telefonike: Do i qëndrojmë marrëveshjes me Iranin

Merkel dhe Putin bisedë telefonike: Do i qëndrojmë

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel mbështetën sot, gjatë një bisede telefonike, mbajtjen e marrëveshjes për programin bërthamor iranian pas tërheqjes së SHBA-së, theksoi Kremlini.

“Drejtuesit kanë diskutuar për situatën e lidhur me planveprimin e përbashkët (marrëveshja për programin bërthamor iranian) pas tërheqjes së njëanshme amerikane”, theksoi Kremlini në një komunikatë, një javë pas një vizite të Merkelit në Rusi.

”Ata nënvizuan rëndësinë e mbajtjes së Planit të përbashkët të veprimit për sigurinë ndërkombëtare dhe rajonale”, shtoi ai.

Më 18 maj, Merkel u prit në Sotchi, në jug të Rusisë, për një takim me Vladimir Putin.

Kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, u kërkoi dje vendeve europiane të angazhohen në marrëveshjen iraniane për të zhvilluar masat, e destinuara për të ruajtur këtë dokument të rëndësishëm për stabilitetin rajonal.

Marrëveshja u arrit në korrik 2015 pas negociatave mes Iranit dhe grupit 5+1 (Gjermani, Kinë, SHBA, Francë, Britani e Madhe dhe Rusi).

Në kuadër të marrëveshjes, Teherani pranoi të ndërpriste programin bërthamor deri në 2025.

Pavarësisht thirrjeve të shumta nga aleatët, veçanërisht europianët, presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi të martën tërheqjen e SHBA-së nga kjo marrëveshje.

Të fundit