Flash News

KRYESORE

Merkel e prerë: Turqia nuk duhet të bëhet pjesë e BE-së

Merkel e prerë: Turqia nuk duhet të bëhet pjesë e BE-së

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë debatit televiziv përballë rivalit të saj Martin Schulz, u shpreh tejet e qartë dhe e prerë kur tha se Turqia nuk duhet të bëhet pjesë e BE-së.

 “Është e qartë se Turqia nuk duhet të bëhet anëtare e BE-së. Nuk e shoh Turqinë anëtare, nuk kam besuar kurrë se kjo mund të ndodhë!”, u shpreh Merkel teksa shtoi se do të bisedojë me liderët europianë për të vendosur nëse mund t’iu jepet fund bisedimeve të anëtarësimit.

Tensionet midis Berlinit dhe Ankarasë kanë nisur të përkeqësohen pasi Gjermania ka kritikuar fuqishëm presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për shtypjen e disidentëve, pas përpjekjes për grushtshtet kundër qeverisë së tij, vitin e kaluar.

Deri tani mësohet se 12 shtetas gjermanë janë në paraburgim në Turqi, nën akuza politike nga ky shtet.

 

Të fundit