Flash News

KRYESORE

Merkel e ripërsërit: Të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Merkel e ripërsërit: Të hapen negociatat për

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e ripërsëriti edhe njëherë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Evropë.

Deklarata e saj u bë në parlamentin gjerman ku theksoi se është e domosdoshme që me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të hapen negociatat. Ndërkohë që në lidhje me propozimin e Francës, kancelarja tha se ajo mbështet diskutimet për të rishikuar procedurat.

“E mbështes idenë e rishqyrtimit të diskutimit për procedurat e reja për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Dua të pranoj se këtë kemi mundur ta bëjmë vitin që shkoi. Por mbi të gjitha, duhet t’u themi vendeve të Ballkanit Perëndimor se kanë të ardhme të besueshme drejt Evropës.

Prandaj ne duhet të fillojmë bisedimet e premtuara. Nuk po them që të përfundojmë ato menjëherë, kur është fjala për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Përndryshe do t’i humbnim këto vende, dhe kjo do të ishte në disavantazhin tonë”, deklaroi Merkel.

Ajo u ndal edhe te NATO, ku theksoi se ruajtja e saj është në të mirë të BE-së.

Të fundit