Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Merkel e thotë hapur: Stabilitet për Ballkanin. Analistët: Po rrezikohet demokracia
Prej vitesh tashmë ekziston shqetësimi se Bashkimi Europian po mbyll sytë dhe veshët përballë problemeve që ekzistojnë me demokracinë në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke u mjaftuar që të mos ketë konflikt mes tyre.
Shumë analistë besojnë se Brukseli po heq dorë nga demokracia në Ballkan kundrejt sistemeve autoritare që premtojnë stabilitet.
Vetë kancelarja gjermane, Angela Markel do të shprehej gjatë Samitit të Triestes se: "Stabiliteti nё kёtё rajon ёshtё stabilitet politik edhe pёr ne".
Por drejtuesja e Deutsche Welle, Adelheid Feilcke e sheh me shqetësim këtë qasje. Ajo shprehet se “ekziston rreziku që BE me mendjelehtësi të lejojë garantimin e këtij stabiliteti nga elitat pushtetare të atjeshme (BP) dhe sakrifikon për këtë pluralitetin e mediave dhe shoqërisë civile të ngritur me mundim këto vite”.
“Vitet e fundit mes politikanëve të Ballkanit ka zënë më shumë vend një lloj neglizhence e rrezikshme, që lejohet nga partnerët e BE më shpesh se duhet dhe me një mirëkuptim më të madh se duhet për presionet e brendshme politike, por që kryesisht çon në ruajtjen e pushtetit të politikanëve qeverisës gjithnjë e më shumë autokratikë”, shkruan Feilcke.