Flash News

KRYESORE

Merkel fitore bindëse para zgjedhjeve legjislative

Merkel fitore bindëse para zgjedhjeve legjislative

Konservatorët e Angela Merkel konsoliduan dje statusin e favorites për kancelaren në zgjedhjet legjislative që do të zhvillohen në shtator duke fituar në zgjedhjet rajonale më vendimtare në shtetin më të populluar të Gjermani, një bastion social-demokrat, sipas parashikimeve.

Dështimi i Partisë social-demokrate (SPD) në Rhenanie e Westphalies Veriore (rajon i Këlnit) është më therës për rivalin e Merkel në garën për kancelarin, ish-presidentin e Parlamentit Evropian Martin Schulz.

Unioni Kristiandemokrat (CDU) që drejton Merkel mori të paktën 34 për qind të votave, rreth tre pikë më shumë se SPD-ja që regjistroi rezultatin më të keq në historinë e saj në këtë shtet”, sipas parashikimeve të publikuara nga stacionet televizive ARD dhe ZDF.

Në vitin 2012 partia e Merkeli ishte distancuar me 12 pikë në këtë rajon.

Të fundit