Flash News

KRYESORE

Schulz braktis Merkelin: Do jemi opozitë e fortë, s’hyjmë në koalicion

Schulz braktis Merkelin: Do jemi opozitë e fortë, s’hyjmë

Nga rezultatet e para të Exit Poll-ve në Gjermani, partia e Angela Merkel fiton zgjedhjet por me nje rezultat të dobët, krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.

 Angela Merkel kryeson me 32.5 % të votave, ndërsa vendin e dytë e mban Martin Schulz me 20 %. Po sipas këtyre rezultateve paraprake, deri tani në parlament futen 6 parti politike.

Martin Schulz, në një deklaratë për median u shpreh se SPD po kalon aktualisht moment të vështria. “Do jemi një opozitë e fortë. Nuk hyjmë në koalicion”, u shpreh ndër të tjera Schulz, pas publikimit të sondazheve.

Ndërsa Merkel u shpreh se zgjedhjet janë zhvilluar në rregull, ndonëse prisnin një fitore më të thellë.“Është një shqetësim i madh për popullin gjerman emigracioni dhe siguria, për të cilat do diskutojmë gjatë ditëve dhe javëve ne vijim. Kemi përgjegjësi të shumta por do flasim me partnerët tanë për të bërë më të mirën e mundshmë. Fushata zgedhore është drejtuar mjaft mirë doja të thoja”, tha ndër të tjera kancelarja gjermane. 

Të fundit