Flash News

KRYESORE

Merkel fton Hashim Thaçin në Berlin, mediat gjermane publikojnë arsyet e takimit

Merkel fton Hashim Thaçin në Berlin, mediat gjermane publikojnë

Të mëkurën e ardhshme, më 9 maj, kancelarja gjermane Angela Merkel do të presë në Berlin presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Këtë e bëri të ditur të premten (4 maj) në konferencën e rregullt për shtyp zëdhënësja e qeverisë gjermane, Martina Fietz. Në qendër të bisedimeve do të jenë çështjet bilaterale dhe rajonale, bëri të ditur Fietz.

Sipas Deutche Welle, ndër temat kryesore pritet të jetë ajo e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës. Angela Merkel ka pasur rastin të informohet mbi këtë dialog nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ndërsa Kosova i ka zhvilluar bisedimet me Gjermaninë deri tani në nivele më të ulëta, por jo më pak intensive.

Kështu për shembull, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, vjen rregullisht në Berlin për të marrë mendimin e partnerëve gjermanë. Konkretisht gjatë dy ditëve të fundit ai pati zhvilluar takime me stafin e kancelares Merkel  dhe në drejtorinë e Ballkanit Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

Tema kryesore ka qenë dialgou me Serbinë, ku Enver Hoxhaj ka bërë të qartë pritjet e qeverisë së Kosovës për një plan kohor dhe për caqet e këtij dialogu, i cili ndodhet në prag të përmbylljes. "Nuk mund të vazhdojmë dialogun me një qasje të dykuptimësisë. Neve na hyn në punë një marrëveshje që njëherë e përgjithmonë e mbyll një temë të hapur bilaterale që është njohja mes dy shteteve", i tha Hoxhaj DW shqip të premten në mbrëmje. Po ashtu, një cak tjetër që dëshiron Kosova në përmbyllje të bisedimeve është anëtarësimi në OKB.

Të fundit