Flash News

KRYESORE

Merkel: Gjermania dhe Franca duhet që kenë një marrëdhënie dhe me të ngushtë

Merkel: Gjermania dhe Franca duhet që kenë një

Kancelaria Angela Merkel kërkon marrëdhënie më të ngushta mes Gjermanisë dhe Francës. Forcimi i bashkëpunimit është temë kryesore e vizitës së saj ditën e nesërme në Paris dhe Tuluz.

“Në marrëdhëniet dypalëshe si dhe në zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare, Gjermania dhe Franca punojnë ngushtë dhe duan që kjo të vazhdojë edhe në të ardhmen”, deklaroi Merkel.

Merkel bashkë me ministrat e saj, do të takohet me presidentin Emanuel Macron, me qeverinë franceze

“Pas nënshkrimit të traktatit Aachen-it, bashkëpunimi ynë duhet të bëhet akoma më i fortë. Për më tepër, do të ketë një komitet për zgjidhjen e problemeve në zonat kufitare. Ky komitet do të paraqesë projektet tona të para”, shtoi Merkel.

Një nga temat për të cilën do të diskutohet, do të jetë edhe votimi kundër i parlamentit evropian i kandidaturës së ish-ministres franceze të Mbrojtjes, Sylvie Goulard si komisioneve e Komisionit të ri Evropian.

Macron akuzoi presidenten e zgjedhur të Komisionit Evropian, gjermanen Ursula von der Leyen për mosszgjedhjen e Goulard-it.

Gjithashtu temë tjetër me rëndësi do të jetë edhe hapja e negociatave të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut për t’u bërë pjesë e BE-së.

Të fundit