Flash News

KRYESORE

Merkel i kërkon Erdoganit lirimin e menjëhershëm të gjermanëve të arrestuar për shkaqe politike në Turqi

Merkel i kërkon Erdoganit lirimin e menjëhershëm të

Kancelarja gjermane Angela Merkel kërkon mirëkuptim nga bashkëqytetarët me origjinë turke në Gjermani për veprimet e saj ndaj qeverisë në Ankara. “Unë me shumë dëshirë do të kisha raporte më të mira me Turqinë, por duhet të shohim realitetin”, tha Merkel të martën (29.08) në Berlin, në konferencën e shtypit pas pushimeve të verës. Ajo foli për një “fazë shumë të komplikuar” në raportet gjermano-turke.

Për shkak të arrestimit të shtetasve gjermanë në Turqi, ka qenë “për fat të keq” i domosdoshëm edhe riorientimi në raportet me këtë vend, tha Merkel. Përmirësimi i raporteve varet nga “respektimi i rregullave të shtetit juridik”, shpjegoi kryetarja e CDU-së. “Ne nuk shohim momentalisht që kjo po ndodh në Turqi.” Përveç kësaj, ekziston edhe një kërkesë shumë e qartë e qeverisë gjermane që gjermanët e arrestuar për shkaqe politike të lirohen menjëherë.

Aktualisht sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme, nën masa arresti në Turqi po mbahen 10 persona me nënshtetësi gjermane, ndër ta edhe gazetarët Deniz Yücel dhe Mesale Tolu si dhe aktivisti i të drejtave të njeriut Peter Steudtner.

Kancelarja foli edhe për politikën ndaj refugjatëve. Ajo kundërshtoi përshtypjet se ka hequr dorë nga politika e saj e mirëseardhjes për refugjatët. Merkel thotë se masat e fundit ndaj refugjatëve janë në frymën e njëjtë si mirëpritja në vitin 2015. Ajo tha se hapja e kufijve në vitin 2015 për refugjatët në nevojë ishte e domosdoshme, për shkak të gjendjes së rëndë humanitare të tyre. Por tani kërkohen masa të tjera dhe zgjidhje afatgjate. Evropianët mund të jetojnë në siguri dhe mirëqenie, vetëm nëse shikojnë edhe problemet në vendet e tjera dhe përballen me zhvillimin e tyre ekonomik. Merkel përsëriti kritikat ndaj vendeve të BE-së, të cilat kundërshtojnë politikën e shpërndarjes së refugjatëve. Solidariteti nuk do të thotë vetëm të ndihmosh një vend, por duhet të ndihmohen të gjitha vendet. Në këtë rast edhe Italia dhe Greqia, që po përballen më së shumti me valën e refugjatëve ilegalë.

Të fundit