Flash News

KRYESORE

Merkel kritikon planin e Trump, i bën thirrje të luftojë trafikun e qenieve njerëzore

Merkel kritikon planin e Trump, i bën thirrje të luftojë trafikun

Kancelarja gjermane, Angela Merkel kritikoi sot planin e presidentit amerikan, Donald Trump për të ndërtuar një mur mes SHBA-së dhe Meksikë për të ndaluar imigracionin klandestin.

“Ngritja e një muri nuk do ta zgjidhë problemin. Më e rëndësishme është të gjenden arsyet pse ikin njerëzit”, tha Merkel

Merkel, ndodhet në një tur tre ditor në Amerikën Latine, që e kishte filluar nga Argjentina, mbajti një fjalim në Meksiko në një forum biznesi me presidentin meksikan, Enrique Pena Nieto.

Trump është shprehur se synon të ndërtojë një mur të gjatë më shumë se 3 000 kilometra në kufirin me Meksikën për të ndaluar imigracionin ilegal dhe hyrjen gjithashtu të lëndëve narkotike.

Madje ai ka premtuar gjatë fushatës elektorale se këtë mur do e paguajë Meksika.

Nga ana tjetër qeveria meksikane e ka kundërshtuar ashpër këtë ide.

Merkel ka pranuar gjithashtu se problemin e kontrabandistëve dhe trafikuesve të qenieve njerëzore dhe se këta duhen luftuar.

Të fundit