Flash News

KRYESORE

Merkel kryeson në sondazhe përballë Schulz

Merkel kryeson në sondazhe përballë Schulz

Kur kanë mbetur edhe 6 javë nga zgjedhjet në Gjermani, kancelarja Angela Merkel kryeson në sondazhe përballë socialdemokratit Martin Schulz. Sondazhet tregojnë se socialdemokratët e Schulzit ndjekin kristiandemokratët e Merkelit me një distancë prej 14 %, ndërkohë që muaj më parë ishin shumë më afër.

Analistët nuk e fajësojnë për këtë distancë fushatën e Schulzit, i cili ka kryer një tur energjik nëpër Gjermani. Ndërkohë që Merkel ka pushuar e patrazuar në Tirolin Jugor, por forcën e emrit të kundërshtares, ndjenjën e besimit që ajo ngjall, si dhe vazhdimësinë që ajo do t’i ofrojë Gjermanisë, që aktualisht ndodhet në një bum ekonomik.

Popullariteti i Merkelit rezulton i jashtëzakonshëm, veçanërisht mes zgjedhësve të rinj e atyre që votojnë për të parën herë, asnjë prej të cilëve nuk mund të kujtojë një Gjermani pa Merkelin në timon.

Të fundit