Merkel nuk ia del që ta bindë, Macron: Në fillimi reformimi i BE-së, pastaj negociatat

Kancelarja Angela Merkel ishte në Francë për t’u takuar me presidentin Emanuel Macron, ku një temë e rëndësishme e bisedimeve mes tyre ishte edhe çështja e hapjes së negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në deklaratën e përbashkët për shtyp, kreu i shtetit francez tha se parësore në BE është reformimi, e pastaj zgjerimi. Një lajm i keq ky për dy vendet ballkanike, të cilat shpresonin se Macron do të bindej.

“Evropa është një shtëpi e madhe dhe e bukur në të cilën je jetojmë së bashku. Kemi njerëz që duan të dalin nga kjo shtëpi dhe të tjerë që refuzojnë të hedhin para të tjera për të investuar në këtë shtëpi më shumë se 1%. Po ashtu siç ka nga ata që ikin, ne na duhet që të ftojmë në këtë shtëpi dhe miq të rinj. Jam dakord që një formë bonsensi duhet arritur për këtë çështje dhe nuk jemi ende totalisht në këtë pikë. Nuk mund të ndal së thëni se nuk jemi ende në atë pikë të marrëveshjes.”, tha marron.

Ai theksoi se përshëndet kurajën dhe arritjet që janë bërë nga dy drejtuesit e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë bërë një punë shumë të madhe në vendet e tyre në vitet e fundit.

“Unë e njoh këtë gjë dhe dua të dërgoj një sinjal pozitiv. Në radhë të dytë të them se ashtu si kancelarja mendoj se ky rajon është me një rëndësi strategjike për Evropën.”, përfundoi presidenti francez.