Flash News

KRYESORE

Merkel pro emigrantëve, kritiku i saj Orban i del kundër

Merkel pro emigrantëve, kritiku i saj Orban i del kundër

Gjermania ka nisur bisedimet me vendet europiane për ngritjen e qendrave të tranzitit në kufirin e saj. Kancelarja gjermane Angela Merkel priti dje në Berlin kritikun e saj, kryeministrin hungarez Viktor Orban. Largësia në vizion mes dy liderëve u pa qartë edhe në konferencën e përbashkët për shtyp.

“Shpirti i Europës është humanizmi. Nëse duam ta mbajmë këtë shpirt dhe të luajmë një rol me këto vlera, atëherë nuk mund të shkëputemi nga sakrificat”, u shpreh Merkel.

Mirëpo Orban nuk ndan të njëjtin mendim me kancelaren gjermane.

“Nëse ndihma e dhënë nga Europa çon në përfundimin se popujt afrikanë dhe aziatikë mund të vijnë te ne, atëherë ata do të vijnë. Ne duhet të tregohemi njerëzorë pa krijuar nxitje për t’i pritur këtu. Mënyra e vetme është mbyllja e kufijve dhe dhënia e ndihmës për këto vende”, u shpreh kryeministri hungarez.

Në bisedime intensive është përfshirë edhe aleati në koalicion i Merkelit, ministri i brendshëm Horst Zehofer, i cili takoi në Austri kancelarin Sebastian Kurz. Berlini dhe Vjena ranë dakord të angazhohen për mbylljen e të ashtuquajturës rruga e Mesdheut dhe parandalimin e fluksit përtej kufijve të Europës.

Të fundit