Flash News

KRYESORE

Merkel promovon Ramën si kryeministër e artist, qytetarët gjermanë: Është i paaftë

Kancelarja Angela Merkel, pas takimit me kryeministrin Rama publikoi në Instagram një foto me librin e tij me piktura me titull: “Work”. “Kancelarja Merkel mirëpret Edi Ramën, kryeministër i Shqipërisë. Politikani është gjithashtu një artist dhe i solli kancelares librin e tij të fundit si një suvenir”, shkruhet në faqen e Merkel.

Komenti ka hasur në kundërshtimin e ndjekëses së saj në Instagram, që shkruajnë: “Për fajin e tij, ne kemi lënë vendin tonë dhe nënat tona në lot”, shkruan një komentuse.

Ai duhet të shohë se pse kaq shumë shqiptarë vijnë te ne dhe nuk ndjejen rehat në vendin e tyre. Ai ka mjaft për të bërë dhe nuk duhet të ketë kohë për të shkruar libra”, vijon një tjetër komentues.

I paaftë”, replikon një tjeter.

Ka edhe nga ata shqiptarë që e vlerësojnë, duke shkruar se “ai është gjigant, si ai s’ka për të parë Shqiperia ndonjëherë”.

Rama ndodhet një Berlin për të marrë një ‘Po’ për hapjen e negociatave dhe për të promovuar të dielën librin e tij “Work” në galerinë  ‘Art Berlin Fair’.

Të fundit